Op/Ed

Alarmi për skandalin e radhës në Ministrinë e Arsimit

Nga Hajriz Meleqi



Ende pa u harruar skandali i testit “Hoti”, po troket në derë skandali tjetër, shumëfish më i rrezikshëm për arsimin kosovar-skandali në proqesin e vlerësimit të teksteve shkollore.

KOHA net shkruan: “Në vlerësimin e teksteve shkollore janë bërë shkelje të shumta dhe kërkohet anulimi i proqesit”.

Se vërtetë janë bërë shumë shkelje, dëshmon edhe dorëheqja e dy anëtarëve të KEPSHIT Sefer Avdiaj dhe Fadil Grajçevci. Dorëheqja e tyre lidhet me keqpërdorimët e shumta gjatë vlerësimeve të tekstëve shkollore8 konkurente.

Këto dorëheqje sikur nuk i kanë bërë përshtypje Ministrit të Arsimit dhe as udhëheqësit të KEPSHIT, nga se nuk po trajtohen seriozisht dhe nuk po përfillën.

Që të dy këta (ministri dhe udhëheqësi i KEPSHIT) pa ndonjë argument e transparencë, po deklarojnë se proqesi i vlerësimit të teksteve shkollore ka qenë plotësisht i rregullt. Në anën tjetër një numër i madh i profesorëve po paraqesin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë proqes.

Favorizimi i një shtëpie të vetme botuese, për botimin e teksteve shkollore, siç phon KOHA net, jep me kuptuar për ndonjë marrëveshje eventuale paraprake MASHT- shtëpi botuese, për përfitime të ndërsjella financiare, kur kihet parasysh volumi i madh i teksteve shkollore që do të botohen. Kjo nuk ka ngja asnjëherë, sepse librat shkollore janë botuar në disa shtëpi botuese konkurrente.

Hartimit të teksteve të reja shkollore, u jemi gëzuar të gjithë, me shpresën se arsimi kosovar, me këto tekste të reja, do të përcjellë trendet shkencore dhe rrethanat e krijuara në kohë dhe në hapësirë. Mirpo ja që në Kosovë po ndodhin çudira.

Nuk do të hyj në vlerësimin, se çfarë është bërë me tekstet e lëndeve tjera, ndoshta është bërë vlerësim kompetent, nuk i njoh as vlerësuesit e as përfituesit e tenderëve, por do të ndalem të vlerësimi i teksteve nga lënda e Gjeografisë.

Vlerësimin e teksteve konkurente të Gjeografisë, sipas informatave që kam, e paskan bërë Tomor Qela, Ferim Gashi (këshilltar i Ministrit të Arsimit) dhe një tjetër, emri i të cilit nuk më është i njohur.

Që të tre këta vlerësues nuk i përkasin lëmisë gjeografike nga e cila duheshin të hartoheshin tekstet shkollore (dy tekste janë nga Gjeografia Regjionale dhe një Gjeografia e Kosovës). Këta vlerësues asnjëherë nuk i kanë ligjëruar këto lëndë, por as që kanë përvojë të mjaftueshme në proqesin mësimor.

Tani më opinioni është i informuar, se gjatë proqesit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, profesorët e Departamentit të Gjeografisë kan qenë të ndarë në dy taborre, në gupin e atyre që e kanë përkrahur demarkacionin dhe të atyre që kanë qenë kundër dhënies së territorit Malit të Zi.

Si ndodhi që në komisionin vlerësues mos të emrohet asnjë profesor nga grupi që e kishte kundërshtuar demarkacionin. Po ashtu si ndodhi që mos të kalojë asnjë tekst nga grupi i këtyre profesorëve, të cilët me vite i kishin ligjëruar këto lëndë dhe kishim më shumë përvojë pune në arsim?

Si ndodhi që në këtë proqes (si vlerësues dhe si përfitues të tenderit) të përfshihen të gjithë profesorët e taborit, që ishin argat të Malit të Zi, qoftë si anëtar për matjen e Sipërfaqës së Kosovës, qoftë si nënshkrues në raportin e Akademisë së Shkencave, ku thuhej se Kosovës po i teprojka territori.

Si dukët të njëjtit për të “mirën” që ia kanë sjellur Kosovës i ka shpërblye Ministria e Arsimit, e ndoshta edhe ka treguar përkujdesje që kufiri këndej Çakorrit të dokumentohet edhe në librat shkollore të Gjeografisë.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, njëherë edhe udhëheqësi i KEPSHIT Ferim Gashi deklaron, se “proqesi i vlerësimit ka qenë i rregullt dhe se nëse ka pasur shkelje, sëcili do të merr përgjegjësi konform ligjit”. Cilit ligj do ti përgjigjet Ferim Gashi që pikrisht ky e ka shkelur ligjin. Kujt i nevojitet përgjegjësia pasi të janë botuar tekstët shkollore të porositura dhe të premtuara.

Çka mund të thot Tomor Qela, kur dihet sakt arsyeja, pse i ka hudhur poshtë tekstet e profesorëve të vet, kompetent për këto tekste dhe me përvojë të gjatë në arsim. Ajo që duhet thënë është se Tomor Qelës i është ofruar rasti i volitshëm për të iu hakmarrë këtyre profesorëve hartues të teksteve, sepse kanë qenë në kundërshtim me të, rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Si ti besohet Ferim Gashit, kur ai në bashkëujdi me vlerësuesit tjerë, të tri tekstet e Gjeografisë ua pranon dy shokëve të ngushtë të tij, të cilët po ashtu nuk janë të profileve adekuate, apo të lëndës që duhej hartuar në këto tekste?

Do ti besonim Ferim Gashit vetëm atëherë, kur të paktën njërin tekst ta kishte pranuar nga grupi tjetër i profesorëve, të cilit grup nuk i përket ai vet.

Kush mundet që të mos dyshojë, se edhe ky vet, nuk është bashkautor përfitues financiar i këtyre tri librave?

Librat shkollor nuk botohen çdo vit. Më mirë është të pritet edhe një kohë, se sa të krijohet edhe një skandal në sistemin arsimor kosovar.

Do të ishte korrekte dhe e dobishme, që Ministri i Arsimit të shpall të pavlefshëm proçesin e vlerësimit, të paktën për tekstët e Gjeografisë, sepse këtu qartë është vërejtur një dallavere në pikun e ditës, një revanshizëm dhe nepotizëm që ska se si të fshihet.

Me korekt do të ishte, që të formohet një komision neutral nga profesorë të lëmive përkatëse, qoftë nga Shqipëria apo edhe Maqedonia.

Po ashtu do të ishte mirë, që Komisioni Parlamentar për Arsim, të shqyrtojë këtë qeshtje dhe mos të merret me pasojat, por të parandalojë këtë skandal, i cili mund të jetë i pariparueshëm, për aq kohë sa do të përdorën këto tekste shkollore.

Me vije keq që në këtë shkrim kam përmendur emra. Në veçanti që e kam përmendur emrin e Ferim Gashit, me të cilin kemi punuar bashkë dhe gjithmanë kemi pas raporte të mira, një kohë ka qenë edhe asistent imi. Ama nuk kam besuar se ky profesor do të luaj rolin e manipulantit, prandaj me vije keq që nuk kam mundur ta shkeli të vërtetën.

5 qershor 2019