Lajme

Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe dy pilotë

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po i shtohen radhët me kuadro të reja oficerësh, profilesh të ndryshme, për të qenë forcë profesionale dhe e ndërveprueshme me ushtritë tjera mbi bazën e standardeve të NATO-s.



Në vazhdën e sukseseve të arsimimit dhe profesionalizimit janë edhe dy oficerë të rinj, pilotët e ushtrisë së Kosovës, nëntoger Atdhe Hasani dhe nëntoger Krenar Voca, të cilët përfunduan me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në Akademinë Ushtarake “Kara Havacilik Okulu” në Republikën e Turqisë.

Nëntoger Atdhe Hasani, me suksesin e treguar gjatë shkollimit të tij, ka arritur që të radhitet i dyti në mesin e kadetëve më të mirë të gjeneratës.

Në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte atasheu i FSK-së i akredituar në Turqi, kolonel Bekim Osmani.