Lajme

“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 50 familje në prag të Bajramit të Madh

????????????????????????????????????

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot i kanë ndihmuar 50 familje në nevojë, në prag të festës së Bajramit të Madh, me qëllim që edhe këto familje të kenë mundësi të presin festën e Bajramit, si të gjitha familjet tjera.



Këto ndihma, shoqata i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Malishevë.

Këto familje janë ndihmuar me pako të kompletuar ushqimore, të mjaftueshme për një familje, ndërsa transportin dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave e ka bërë sektori i mirëqenies sociale, në drejtorinë përkatëse në Komunën e Malishevës.

Familjet e ndihmuara, janë ato familje të cilat kanë më së shumti nevojë, në bazë të të dhënave që i ka sektori i mirëqenies sociale.


Zoti i shperblefte. 30.05.2019Falenderojm Tahir Telaku-Banje i cili dhuroj 1000kg…

Gepostet von Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit am Donnerstag, 30. Mai 2019