Lajme

Ja për çka biseduan Putin, Merkel dhe Macron

Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, biseduan rreth Sirisë, Ukrainës dhe Iranit, raportoi Anadolu Agency (AA).



Kremlini konfirmon se presidenti rus bisedoi nëpërmjet telefonit me Macron dhe Merkel.

Më tej shtohet se Putin kishte folur për masat e përbashkëta që kanë ndërmarrë me Turqinë, që kanë për qëllim të stabilizimin e situatës në veriperëndim të Sirisë, mbrojtjen e civilëve dhe neutralizimin e rrezikut nga terroristët.

Putin rikujtoi rëndësinë e futjes së ligjeve mbi statusin e veçantë të Donetskut dhe Luganskit, në drejtim të hapjes së dialogut të drejtpërdrejtë midis Kievit dhe këtyre dy rajoneve të Ukrainës.

Po ashtu u konfirmua lidhja e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë me Iranin në aspektin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tregtisë.