Op/Ed

Republika e zuzarëve!

Shkruan: Sheradin Berisha



Familjarizmi në institucionet e shtetit, Kosovën e ka shndërruar në Republikë të ZUZARËVE, e cila si e tillë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve, aq me pak e atdhetarëve që u sakrifikuan për 100 vjet rresht!

Këta zuzarë të politikës që për 20 vjet rresht riciklohen bashkarisht në pushtet, përmes votës së manipuluar e të blerë nga “turma pa tru” apo mentaliteti robit, nuk largohen nga pushteti pa aktivizmin qytetarë!

Andaj për t’u çliruar nga zuzarët duhet të aktivizohen shqiptarët për t’i krijuar mundësitë:

– për ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit,



– për reformën zgjedhore,

– për reformë në administratën publike, dhe

– për reformat e nevojshme në drejtësi e polici!
Etj.

Të gjitha këto reforma natyrshëm do të prodhojnë një mentalitet të ri politik e institucional, për sanimin e gjendjes (të paktën në dy mandatet e ardhëshme kuvendore) në mënyrë që të hapet një horizont i ri në punësim e zhvillim të gjithanshëm!