Biznes

Biznismeni Piraj: Dy orë duhet mi mbajtë ligjerata gjermanit për të kuptuar se çfarë është reduktimi i energjisë elektrike

Biznismeni i njohur dhe njëri nga taksapaguesit më të mëdhenjë të Kosovës, Burim Piraj, ka qenë i ashpër me klasën politike në vend. Ai, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka ashpërsuar kritikat ndaj sistemit. Transmeton GazetaProjekti.



Shkrimi i plotë:

Jo që nuk i meritojmë vizat po Kosova me këtë klasë politike nuk e ka vendin në Evropë! 

As në Afrikë bile, jemi jashtëtokësor! 

As nuk kanë turp për punësime, as për abuzime, as për mashtrime e as për vjedhje e njëqindmijë të zeza! 

Reduktime të energjisë në vitin 2019!!!!

Duhet dy orë me i mbajt ligjërata një Gjermani për ta kuptuar se çka do të thotë me pas reduktime të energjisë elektrike se janë gjëra të shekullit të kaluar, nuk i takojnë këtij shekulli reduktimet e energjisë në Evropë!