Fun

“Çartet” tifozi i Barcelonës, thyen televizorin pas përfundimit të ndeshjes ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të bëjë të ‘pamundurën’ – pasi ka rikthyer rezultatin ndaj Barcelonës në ‘Anfield’ dhe ka arritur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.



Liverpool ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 4-0 dhe tashmë do të luajë në finalen e Madridit që do të luhet me 1 qershor, përcjell GazetaBlic.

Shumë pak tifozë kanë pritur që Liverpooli do të rikthejë rezultatin, por një gjë e tillë ndodhi mbrëmë.

Tifozët e Barcelonës nuk mund t’i besonin syve pas ngjarjes së djeshme dhe shumë prej tyre humbën kontrollin, duke mos analizuar se çka po bëjnë.

Një tifoz i Barcelonës shkoi përtej dhe theu televizorin e tij nga zemërimi i skuadrës së tij të zemrës.

Më poshtë keni pamjet nga ky rast: