précis

“Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh”, thënie nga Balzak

Thënie të njohura nga Honore de Balzak:



– Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.

– Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.

– Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.

– Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur.

– Shumica e bashkëshortëve më kujtojnë një orangutang që përpiqet t’i bjerë violinës.

– Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.

– Dashuria është poezia e shqisave.

– Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla.

– Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit.

– Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.

– Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë.

– Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua.

– Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.

– Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë.

– Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!

– Çfarë është arti? Natyra e përqendruar./ KultPlus.com