Fun

Salla e dasmës shndërrohet në arenë boksi, dasmorët bëhen llom mes veti me grushta e karrge

Dasma është një ndër momentet më të rëndësishme në jetën e një çifti. Madje edhe një ato ditët që mbart emocione të veçanta.



Në dasma zakonisht kërcehet dhe dëfrehet për orë të tëra. Mirëpo një video që po qarkullon në rrjet tregon se nuk ka ndodhur kështu në një dasmë në Bosnje-Hercegovinë.

Siç shikohet edhe në video dasmorët kanë nisur të zihen me njeri-tjetrin. Ata janë zënë keq me karrige dhe e gjithë salla ku ishte parashikuar të zhvillohej dasma është shkatërruar.

Mediat ballkanike ka raportuar se fillimisht dasmorët janë grindur me grushte dhe më pas kanë nisur të përplasin karriget, por edhe të nxjerrin edhe armët.

Po ashtu mësohet se sherri i dasmorëve përfundoi jo me ndonjë pasojë të rëndë.

Kurse videoja ku shikohen duke u zënë dasmorët është bërë virale në rrjet.

Por sepse ka nisur sherri ende nuk dihet.

Gjithçka del nga kontrolli/ Salla e dasmës shndërrohet në arenë boksi on Vidnews.