Lajme

Mjeku i Koshares: Serbët përdorën helme, ushtarët e UÇK-së patën halucinacione

Haxhi Kamberi, mjeku që shërbeu në luftën e Koshares ka thënë se pas analizave laboratorike dhe toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx që u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel u konfirmua që ushtria serbe ka përdorur helme luftarake ndaj ushtarëve të UÇK-së.



Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it dhe Haxhi Kamberi, si shef i shërbimit sanitar.
Helmi i përdorur ishte ‘BZ’ gaz apo i ngjashëm me këtë, njofton Klan Kosova.

“Ky dokument prezanton përdorimin e helmeve kimike nga ushtria serbe në luftën e Koshares. Edhe në vitin 1998 janë përdorur mjete kimike që është përdorur në fronte të luftës, por nuk kemi mundur t’i vërtetojmë”, tha Kabmeri.

“Ka pasë një numër të konsiderueshëm të ushtarëve që janë goditur nga helmet kimike dhe kishim njoftime nga vija e frontit”.

“Ne si mjekë kemi pasë një parapërgatitje për trajtimin e helmeve kimike nga ushtria serbe. Në vitin 1998 kemi mbajtur një kurs nga oficerët e ushtrisë shqiptare. Një grup i mjekëve kemi marrë edhe certifikata.



“Ekipi mjekësor që kemi qenë në atë përiudhë në luftën e Koshares, të gjithë kemi marrë pjesë rajonin e Dukagjinit në vitin1998 në spitalin e Izniqit dhe Dobroshit ku janë trajtuar ushtarët e UÇK-së”.

“Duke u nisur nga lajmet që kishim se po përdoren mjete kimike jemi alarmuar. Kemi pasur një numër të plagosurve në Koshare dhe i kemi trajtuar.

Një ushtar më ka thënë se ka pasoja edhe 20 vjet pas lufte pas përdorimit të mjeteve kimike”.

“Se pse ky dokument nuk është publikuar deri tani nuk e di. Të gjithë e shtrojnë këtë pyetje këtë dokument e kemi adresuar në Kombet e Bashkuara derisa ishte Kofi Anan. Pra, dokumentin e kanë pasur autoritetet përgjegjesëse edhe të Kosovës. Unë kam një kopje të dokumentit dhe kam vendosur që ta bëj publike”.

“Një i plagosur nga lufta e Koshares para një jave më takoi dhe ju tha njerëzve dhe ju tha që ky është ai doktori që unë jam gjallë. Edhe ai ka qenë i plagosur me snajper, pas plagëve është trajtuar dhe është bartë në Tiranë dhe ka qenë një kohë të gjatë në komë, pastaj është dërguar në Gjermani”.

Kameri në Sytë 7 të Klan Kosovës tha se ushtarët e UÇK-së kishin simptoma të ndryshme gjatë luftimeve pasi ishin prekur me helmet luftarake.

“Simptomat e ushtarëve kanë qenë të ndryshme. Ata të cilët kanë vënë masa kundër gaz kanë pasur më pak simptoma. Ndërsa, te tjerët ka pasur dhimbje koke marramendje, dhimbje barku, të vjella deri te halucinacionet”.

“Ka rrëfime interesante në vijë të frontit nga ushtarët që kanë përjetuar simptomat. Derisa luftonin në front kanë pasë ndjenjën e përgjumjes, s’kanë arrit të zgjohen edhe kur shokët e tyre kanë tentuar. Nëse zgjoheshin, prapë binin në gjumë.

“Ushtarët që kanë pasë halucinacione iu është dukur që para tyre po janë qytete me shtëpia të bardha. Ka qenë dekoncentrim, sepse qëllimi i serbëve ishte që t’i vrisnin në vijë të frontit”.

Kamberi tha se meritat e mjekëve janë lënë anash derisa ata janë heronj të kësaj beteje.

Beteja e Koshares duhet të organizhen sesione shkencore., ne kemi qenë pjesë esenciale e kësaj lufe. Ekipet mjekësore janë përmendur shumë pak.

“Ka komandantë që flasin me orë të tëra për Kosharen, por nuk iu bie në mend për mjekët që janë heronj. Mjekët që kanë qenë atje janë të shumtë. Lufta e Koshares në aspektin shëndetësor ka qenë mirë e organizuar”.

“Organizimi ka qenë i mirë sepse iu është dhënë ndihma e parë, pastaj është bërë transporti për në spitalin e Bajram Currit, ku janë trajtuar në mënyrë profesionale, pastaj në spitalin e Tiranës me helikopterë, dy- tre herë në ditë kanë ndodhur që helikopterët të marrin ushtarët”.