Lajme

Krasniqi: Turp për Ali Ahmetin që mbeshtetë një sllavomaqedonas për President, e jo një shqiptar si Dr.Blerim Reka

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar shqiptarët të votojnë kandidatin maqedonas, Stevo Pendarovski, kandidat konsensual mes partisë shqiptare dhe asaj maqedonase, LSDM-së.



Analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është turp për Ali Ahmetin dhe BDI-në që mbështesin një sllavomaqedonas për President, para një kandidati shqiptar si Blerim Reka.

Faik Krasniqi

Ja shkrimi i tij:

Eshte turp per Ali Ahmetin dhe BDI-ne qe mbeshtesin nje sllavomaqedonas per President, para nje kandidati shqiptar si Dr.Blerim Reka.

Por, turpi me i madh eshte i atyre shqiptareve ne Maqedoni qe votojne sllavomaqedonasin. Sllavomaqedonasit kurre nuk i japin vote shqiptarit. Me Blerim Reken!