Biznesmeni shqiptar nga Shkupi dhuron 4 banesa për të varfërit

Skamnorët dhe familjet nevojtare sa herë e takojnë atë, iu ngjallet shpresa se shumë shpejt mund të bëhen me strehë mbi kokë.

Halil Kastrati, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, tashmë është kthyer në dorën e ndihmës për qindra familje shqiptare.

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht Halil Kastrati, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, dha 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.

Sot, Kastrati dha një lajm tjetër për katër banesa të tjera, për familjet skamnore.

Përmes profilit të tij në Facebook, Kastrati ka postuar video me dhuruesin e katër banesave, Jeton Krivanjeva, i cili ka thënë se do t’ju dhurohen familjeve në nevojë, që nuk kanë kulm mbi kokë.

“Lajm shume i madh. Përveç mua dhe Jetonit, në foto i shihni edhe katër palë çelësa. U dhuruan 4 banesa përnjëherë veç nga ky person. Dy banesa janë nga 72 metra katror dhe dy tjera nga 42 metra katror. Vlera e tyre është mbi 140 mijë euro. Donator është Jeton Krivanjeva nga Shkupi dhe banesat janë në Shkup, o Zot, shpërbleje Jetonin dhe të gjithë bamirësit”, ka shkruar Kastrati.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights