Lajme

Kjo është lista e rekrutëve që e kanë kaluar testin dhe orari i testimeve

Ministria e Mbrojtjes sot ka njoftuar të gjithë aplikantët për rekrutë në Ushtrinë e Kosovës se bordi përzgjedhës ka bërë filtrimin fillestar të të gjitha dosjeve të aplikantëve të cilët kanë konkurruar në konkursin e shpallur më 11 Shkurt të këtij viti.



Në bazë të kritereve që kanë qenë të publikuara në konkurs, bordi ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret e përgjithshme për rekrut në FSK dhe të njëjtit do t’i nënshtrohen testimit në testin e aftësive dhe testin fizik, përcjell Ballkani.info.

Testimi do të fillojë me datën 4 të këtij muaji në kazermën ‘Skënderbeu’ në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit të publikuar. /Ballkani.info

Grupet e kandidatëve: DATABAZA_AKTIV_2019_per_publikim

Orari i testimeve: https://www.mksf-ks.org/repository/docs/Orari_i_testimeve___1.pdf