Lajme

Mbi 1 mijë aplikues brenda një dite për rekrutim në Ushtrinë e Kosovës

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve për shërbim në FSK është hapur me datën 11 shkurt të këtij viti dhe do të mbyllet me datën 22 shkurt.



Që nga fillimi i hapjes së konkursit deri dje për t’u bërë pjesë e FSK’së aplikuan gjithsej 3 mijë e 653 persona.

“Deri më datë 20 shkurt 2019 kanë aplikuar 3 653 persona. Brenda një dite ka ndodhë që kanë aplikuar mbi 1 000 persona”, u tha në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Mbrojtjes.