ShowBiz

Elita publikon fotografin e parë të djalit, ky është emri i veçantë i tij

Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme (20 shkurt), shkruan GazetaBlic.



Elita solli në jetë djalin të cilin çifti e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

Lajmin si fillim e dha nëna e Gjikos, ndërsa sot ka qenë vet ajo që ka publikuar disa foto me Gjikon dhe djalin.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”, ka shkruar Elita në fotografitë e publikuara./GazetaBlic