Lajme

Bersant Celina, “Sancho” i dytë të cilën e shiti Guardiola

Bersant Celina a është një “Sancho” i dytë të cilin e shiti trajneri spanjoll Pep Guardiola ? Kjo është pyetja e cila i shkon në mendje çdo tifozi te futbollit i cili e përcjell futbollin anglez.



Përformanca e kosovarit përballë Brentford në “Fa Cup” ka bërë për vete gjitha mediat angleze.

Madje goli i tij ishte “Alla Messi”, shkruan AlbanienShow

Kur jemi tek ky krahasim, Jadon Sancho është lojtar anglez 18 vjeçar i cili po shkëlqen te skuadra gjermane Borussia Dortmund.


Jadon Sancho

Sancho në verën e vitit 2018, vendosi që të largohet përfundimisht nga klubi anglez për të kaluar tek klubi gjerman Borussia Dortmund, shkruan AlbanienShow

Sancho tek liderët e Bundesligës është bërë lojtari kryesor dhe fal golave dhe asistimeve tani për të kanë shfaqur interesim shumë klube të fuqishme evropiane, vlera e tij në tregun e transferimeve ka shkuar në 80 milionë euro.

Të Manchester City, edhe shqiptari Bersant Celina, nuk kishte minutash dhe braktisi kampionët anglez.

22 vjeçari i cili pas dy huazimeve të suksesshme në Twente në Holandë dhe në Ipsvich, vendosi përfundimisht që të largohet nga kampioni i Anglisë. Ai u transferua tek Swansea. Skuadër e Championship (Liga e parë) në Angli.

Celina, i cili është edhe reprezentues i Kosovës ka “shpërthyer” tek Swansea, ai tani është bërë lojtari kryesor i këtij klubi. Gola, asistime dhe driblime sikur të ishte brazilian e karakterizojnë lojtarin me prejardhje nga Prizreni.

Bersanti vetëm 22 vjeçar me këto performanca fantastike këtë vit tek Swansea, ka rënë në “sy” edhe të shumë klubeve nga Premier Liga angleze, këto klube po mendojnë seriozisht për një transferim të tij në merkaton e verës.

Kujtojmë që Celina u ble vetëm për 3 milionë euro nga Swansea, por pas ndeshjeve fantastike për klubin nga Uellesi, kartoni i tij verës pritet që të shkoi deri 15 milionë euro.

Më poshtë mund t`i shikoni disa gola dhe asistime te yllit të Kosovës./AlbanienShow