11.3 C
Pristina
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës nga stacioni policor në Graçanicë ka shpallur një person në kërkim, të dyshuar për vjedhje.

Policia përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ka kërkuar që në bashkëpunim me qytetarët të identifikojnë personin e dyshuar për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në pajtim me nenin 77, paragrafi 2, i KPPRK-së, dhe në harmoni me nenin 8 të KEDNJ-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale: Vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PK’së.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, vijon njoftimi.

Për informacione, kontaktoni në e-mail: [email protected].

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights