Lajme

Video e tmerrshme: Kështu kryhet grabitja e armatosur në një agjenci turistike në Deçan

Një grabitje e re ka ndodhur në Deçan vetëm pak kohë pasi policia bëri me dije se u në këtë zonë u kap një grup prej 6 vetash.



Gjashtë grabitës u kapën brenda një jave në rajonin e Deçanit por ka ende të tjerë të lirë për të kryer këso vepra kriminale në këtë zonë.

Dy prej tyre me armë e maska kanë marrë para në një Agjencion e ngjarja më së miri ilustrohet nga kamerat e sigurisë.

Sipas pronarit hajnat morën një shumë të konsiderueshme parash, raporton Klan Kosova.

E dikush që i pa hajnat po ankohet se policia që ke pak metra nga këtu nuk erdhi me kohë.

Kohët e fundit shtëpitë e bizneset e Deçanit kanë qenë pre e hajnave më shumë se kurdoherë.

 E vetë pronari i biznesit thotë se javë më parë hajnat i hynë edhe në shtëpi.

Shton se autoritetet duhet të bëjnë më shumëpër parandalimin e grabitjeve.