Lajme

Aksident shumë i rëndë , humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë, pranë fshatit Nikël, ku një mjet ka humbur konterollin dhe ka dalë nga rruga.



Paraprakisht dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe ku njëri nga viktimat është drejtuesi i mjetit, ndërsa tjetra pasagjerja që ndodhej në makinën e përmbysur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, që dyshohet se ka ardhur nga shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkaq për detaje të tjera ende nuk dihet.