Lajme

Rritet në 56 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vazhduar kërkimet për mbetjet mortore të viktimave të zjarrit shkatërrues në Kaliforni. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve nga zjarri është rritur në 56 persona, tranasmeton Anadolu Agency (AA).



Zjarri në Kaliforninë Veriore ka djegur mbi 9.000 objekte dhe mbetet një kërcënim për 15.500 objekte të tjerë, ndërsa mijëra zjarrfikës po përpiqen të ndalojnë stuhinë e zjarrit. Sipas raporteve zyrtare, të paktën 130 njerëz llogariten si të zhdukur.

Zjarri shkatërroi qytetin Paradise, i cili u vizitua nga Brock Long, administratori i Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) dhe Sekretari i Brendshëm, Ryan Zinke.

Ai tha se zjarri ishte më i madhi që ndonjëherë kishte parë, duke theksuar se niveli i shkatërrimit është i rrezikshëm për mbijetesën e komunitetit.

“Tani me të vërtetë nuk është momenti që t’i drejtojmë dikujt gishtin. Ka shumë arsye se pse ndodhin këto zjarre katastrofike, por sigurisht që ne duhet të jemi vigjilentë si amerikanë dhe duhet së bashku ta tejkalojmë dhe të bëjmë çmos që komunitetet si Whiskeytown, Yosemite, nuk Paradise të mos shkatërrohen plotësisht. Kjo është një tragjedi vërtetë shkatërruese”, tha Zinke.

Zyrtarët dhe banorët e qytezës Paradise tani përpiqen të përcaktojnë nëse ia vlen të rindërtohen objektet që janë djegur. Para tyre është një detyrë e vështirë për rindërtimin e plotësishëm të qytetit. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbuluar.